Gjashtë palestinezë të vrarë nga ushtria izraelite

Të paktën gjashtë palestinezë u vranë nga ushtria izraelite të martën.
Pesë u vranë në qytetin e vjetër të Nablusit gjatë një bastistje.
I gjashti u vra në Nabi Saleh në veri të Ramallah.
Zjarri që u hap në Nablus la të plagosur rreth 20 persona.
Izraeli tha se kishte në shënjestër Loon’s Den, një grup i ri militant i cili u shfaq në Nablus këtë vit dhe ka shënjestruar ushtarët izraelitë, duke vrarë të paktën dy persona.
Duke komentuar mbi bastisjen e Nablusit, kryeministri izraelit Yair Lapid tha, “qëllimi ynë ishte dhe mbetet të shkaktojmë dëme të rënda dhe të qëndrueshme ndaj terrorizmit dhe agjentëve të tij në Jenin dhe Nablus dhe kudo tjetër ku rriten foletë terroriste”.
Ai shtoi se kreu i grupit militant të “Gropës së Luanëve” dhe militantë të tjerë u vranë në bastisje dhe se “laboratori terrorist i Lion’s Den u dëmtua rëndë”./21Media 

Back to top button