Gjashtë persona të plagosur në “një sulm terrorist”

Policia e Zelandës së Re vrau një “ekstremist të dhunshëm” i cili theri të paktën gjashtë persona në një supermarket në Auckland.
Kryeministrja Jacinda Ardern e përshkroi ngjarjen si një “sulm terrorist” nga një shtetas i Sri Lankës i cili ishte nën mbikëqyrje.
Burri, i cili nuk u identifikua, thuhet se është frymëzuar nga grupi terrorist Shteti Islamik.
Ardern tha se ai u vra brenda 60 sekondave pas sulmit nga policia, transmeton rtv21.tv.
“Ajo që ndodhi sot ishte e neveritshme, ishte e urryer, ishte e gabuar”, tha Ardern në një konferencë shtypi të premten pasdite.
Ajo tha se sulmuesi kishte mbërritur në Zelandën e Re në tetor 2011 dhe u bë një person me interes të sigurisë kombëtare në 2016.
Ai kishte qenë nën monitorim të vazhdueshëm për shkak të shqetësimeve rreth ideologjisë së tij.
Megjithatë, janë ngritur pyetje se pse nuk u ndërmorën veprime kundër tij para se të plagoseshin gjashtë persona.
“Realiteti është, se kur jeni duke vëzhguar dikë në baza 24/7, nuk është e mundur të jeni menjëherë pranë tij në çdo kohë. Stafi ndërhyri sa më shpejt që të mundte dhe ata parandaluan lëndime të mëtejshme në atë që ishte e tmerrshme”, tha komisari i policisë Andrew Coster.
Raportet lokale thonë se nga gjashtë pacientët e dërguar në spital, 4 janë në gjendje kritike dhe dy janë në gjendje më të lehtë./21Media

Back to top button