Gjashtë persona të prekur me Covid-19 vdiqën, ndërsa u shënuan edhe 127 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Eugena Tomini tha kanë humbur jetën gjashtë pacientë të tjerë, duke e çuar totalin e viktimave në 188.

“Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 531 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 127 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.  Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 36 raste në Tiranë, 28 në Krujë, 15 në Durrës, 8 në Has, 5 në Kukës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, nga 2 raste në Lezhë, Përmet, Klos, Shijak, Finiq, nga 1 rast në Kurbin, Lushnje, Berat, Tepelenë, Kolonjë, Malësi e Madhe. Edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetarë nga Durrësi, një 64 vjeçar, një 65 vjeçar dhe një 69 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqërues. Nuk e kanë fituar betejën me Covid 19 edhe një 72 vjeçare nga Fier, një 73 vjeçare nga Korça dhe një 78 vjeçare nga Tirana.”, u shpreh Tomini.

32 persona të tjerë arritën të fitojnë betejën me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm kështu në 3.155.

Ndërkohë, në spitalet COVID janë të shtruar 119 pacientë, 22 prej të cilëve në terapi intensive, ndërsa katër prej tyre janë të intubuar.

Shqipëria numëron 6.016 të infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë./vizionplus