MTI-ja largoi nga tregu produktin “Peçko Pivo”

 

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës informoi se sot ka larguar nga tregu produktin “Peçko Pivo”.

Siç informoi ministria, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Kraniqi, ka kërkuar nga Inspektorati i Tregut që krahas zbatimit të vendimeve të Qeverisë për masat anti-Covid të luftohet ekonomia informale dhe të mbrohet konsumatori.

Në kuadër të kësaj dhe eliminimit të praktikave të padrejta tregtare, siç u bë e ditur në komunikatë, Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka ndaluar shitjen e produktit me emërtimin “Peçko Pivo”.

“Inspektorati pas informatave që ka marrë ka dalë të terren ku ka hasur me një produkt me emërtimin “Peçko Pivo”.  Subjektit afarist nuk ka pasur faturë të furnizimit, respektivisht, prejardhjen e produktit në fjalë. Në pajtim me ligjet në fuqi, Inspektorati i Tregut i ka shqiptuar gjobë materiale dhe ka konfiskuar sasinë e produktit në treg.”, informoi MTI./21Media

Back to top button