Gjashtë të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 3 mijë e 275 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, 376 qytetarë.
Në 24 orët e fundit ka gjashtë të vdekur nga koronavirusi: një qytetar nga Fieri 31 vjeç, një qytetar nga Tirana 69 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 74 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi 74-91 vjeç, një qytetar nga Vlora 86 vjeç.
Janë shëruar 383 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 197 mijë e 930 që nga fillimi i epidemisë.
Në Shqipëri janë 5 mijë e 165 pacientë aktiv me COVID19./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?