Gjashtë viktima dhe 2832 raste të reja me COVID në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve, betejën me COVID-19 e kanë humbur 6 persona.
Ndërkaq, janë shënuar edhe 2 mijë e 832 raste pozitive, ku janë shëruar edhe 1 mijë e 732 të tjerë.
Janë 22,022 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, shkrun ora news.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Back to top button