Gjatë tremujorit të tretë nga skema sociale kanë përfituar mbi 25 mijë familje

Sipas rezulatateve të dala nga Agjencia e Statistikave të Kosovës rezulton se gjatë TM3 2021, nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 mijë e 514 familje me gjithsej 101 mijë e 621 anëtarë dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 mijë e 521 familje.
ASK ka publikuar raportin e ”Statistikave të Mirëqenies Sociale”, ku bëhet e ditur se gjatë këtij tremujori janë braktisur 3 fëmijë.
”Nga skemat pensionale rezulton se: nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 141 099 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 48 636 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 542 përfitues; nga skema për pensionet invalidore janë 72 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 2 086 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1 212 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 615 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 816 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 19 023 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 2 693 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 361 përfitues; nga skema për veteranët e luftës janë 36 920 përfitues; dhe nga skema e viktimave civile janë 970 përfitues”, bëhet e ditur nga ASK./21Media


Back to top button