Biden do t’ia bartë pushtetin përkohësisht Kamala Harris-it
Joe Biden, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do t’ia bartë përkohësisht pushtetin zëvendëspresidentes Kamala Harris, përderisa ai do të jetë nën anestezi për shkak të një ekzaminimi mjekësorë.
Kështu bëri të ditur sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
“Harris do të punoj nga zyra e saj në West Wing, përderisa Biden do të jetë nën anestezion”, tha Psaki.
Sipas CNN, Biden, i cili feston ditëlindjen e 79 të shtunën, arriti mëngjesin e sotëm në Qendrën Mjekësore “Walter Reed” për t’iu nënshtruar një kontrolli rutinor fizik, e para për të që nga koha kur mori presidencën.
Është rutinë që një zëvendëspresidente të marrë pushtetin presidencial përderisa presidenti i nënshtrohet një procedure mjekësore që kërkon anestezi.
Kamala Harris do të bëhet femra e parë e vendit, e para me ngjyrë që merr rolin e presidencës./21Media