Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjenden dy granata dore në Suharekë

Një burrë në Suharekë ka raportuar në Polici se ka skaj rrugës kishte vërejtur një granatë dore.

Rasti ka ndodhur të dielën dhe njësitet e FSK-së gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes kanë gjetur edhe një tjetër granatë dore.

“Është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar skaj rrugës kryesore kishte vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes- granatë dore. Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit, ndërsa njësiti EOD për deminim i FSK-së kanë dal në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit kanë gjetur edhe një granatë dore dhe të njëjtit kanë bërë asgjësimin e tyre”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button