Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjenden mbetje mortore në Prekaz, dyshohet të jenë të personave të zhdukur gjatë luftës

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur kanë njoftuar se kanë hasur në mbetje mortore/ eshtra, potencialisht të personave të zhdukur, në Prekaz, Skenderaj).

Sipas këtij komisioni mbetjet mortore mund të jenë në Listën e Personave të Zhdukur.

“Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë vazhduar gërmimet edhe në lokacionin e varrezave në fshatin Prekaz, Skenderaj. Pas disa orë gërmimeve, ekipet kan hasur dhe zhvarrosur mbetje mortore (eshtra) të viktimave që mund te jetë në Listën e Personave të Zhdukur.”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet ditur se gërmimet po vazhdojnë ende.

“ne do t’iu njoftojmë pas rezultateve të ADN-së për identifikimet e mundshme të këtyre trupave.”, përfundon njoftimi./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button