Vdiq foshnja e cila dje u gjet e braktisur në një ndërtesë

Foshnja e cila të mërkurën u gjet e braktisur në një ndërtesë në Tiranë ka vdekur. Kështu ka njoftuar Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla.

“Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” , i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet. “, ka shkruar Balla.

Ai po ashtu ka njoftuar se policia ka ndaluar nënën e cila e ka braktisur.

“Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi pa na dhënë mundësinë ne të gjithëve, agjencive shtetërore, shoqërisë civile ta gjenim në kohë dhe të mund ta shpëtonim. Kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë.”, ka përfunduar Balla./21Media

Back to top button