Policia e Kosovës po heton dy raste të vdekjes në Prishtinë

Dy burra janë gjetur të vdekur, të mërkurën në Prishtinë. Sipas raportit të Policisë, njëri është gjetur i vdekur në mëngjesin e të mërkurës ndërsa tjetri në mesditë.

Policia bënë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Policia rastet i ka cilësuar “Hetim i vdekjes”./21Media

Back to top button