Gjenden të vdekur dy persona, njëri në Gjakovë e tjetri në Mitrovicë
Dy persona janë gjetur të vdekur gjatë ditës së enjte në Kosovë.
Sipas raportit të policisë një burrë është gjetur i vdekur në banesën e tij në Gjakovë, ndërsa një grua është gjetur e vdekur në afërsi të shtëpisë së saj në Mitrovicë të Jugut.
Policia bënë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tyre.
Ndërsa trupat e pa jetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Policia rastet i ka cilësuar “Hetim i vdekjes”./21Media