Arrestohet një nënë për braktisje të fëmijës

Një grua është arrestuar nën dyshimin se ka braktisur fëmijën e saj duk e e lënë vetëm në banesë.
Rasti i cilësuar si “Keqpërdorim apo braktisje e femijës” sipas policisë është raportuar të enjten rreth orës 01:56 në Fushë Kosovë.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, nën dyshimin, se e njëjta dyshohet se ka braktisur fëmiun e saj duke e lënë vetëm në banesë”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa fëmija në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale është dërgauar te një familjar i tij./21Media

Back to top button