Gjendet 13 vjeçari që u zhduk ditë më parë, policia falënderon qytetarët

Është gjetur fëmija 13 vjeçar i cili është raportuar i zhdukur që nga data 08 dhjetor 2022. Policia njofton se date 13.12.2022 rreth orës 18:00 , pasi që është publikuar kërkesa për fëmijën e zhdukur, fale bashkëpunimit te qytetareve policia ka marr disa informata rreth vend ndodhjes se viktimës se lartcekur, i cili ka qene i raportuar si i zhdukur nga ana e familjareve.
“Me të mare informatën hetuesit nga Hetimet rajonale në Prizren kanë kërkuar ndihmën e policëve të Stacionit Policor Prishtine –Juge, të cilët kane dakë në teren dhe e kanë gjetur viktimën, fëmijën Ender Cahani (13 vjeç) nga Prizreni, i raportuar si i zhdukur që nga data 08/12/22 . I njëjti është intervistuar nga hetuesit e Sektorit rajonal të Hetimeve të Prizrenit, ne prezence të punëtorit Qendrës për Pune Sociale dhe më pas është dërguar ne Emergjencën e qytetit ku është kontrolluar gjendja e tij. Fëmija është marr nga familjarët e tij. “, thuhet në njoftimin e policisë.
Polica njofton se për te gjitha veprimet e ndërmarr hetuesit Rajonale janë konsultuar me Prokurorin kujdestare.
“ I njëjti është arritur te gjendet fale bashkëpunimit te qytetareve andaj Policia e Kosovës shfrytëzon rastin që edhe njëherë të falënderoj të gjithë ata që na ndihmuan që të gjejmë fëmijën, së bashku jemi më të fort.”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media

Back to top button