Salih Mustafa sot para Dhomave të Specializuara

 

Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa sot do të paraqitet para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Sipas njoftimit, konferenca për ecurinë e çështjes ndaj Mustafës do të mbahet nga ora 11:00.

Mustafa është i arrestuari i parë nga Gjykata Speciale. Më 28 shtator, ai nuk ka pranuar të deklarohej për akuzat që lidhen me kinse krime lufte në Kosovë. Më 28 tetor, ish-eprori i UÇK-së është deklaruar i pafajshëm për katër akuzat e ngritura ndaj tij nga Specialja. Kurse, më 23 nëntor, gjykata ka vendosur që Mustafës t’i vazhdohet paraburgimi./21Media

Back to top button