Gjendet 46-vjeçarja që u raportua e zhdukur

 
 
Bukurije Hasan Neziraj, nga Talinovci i Muhaxherëve të Ferizajt, e cila konsiderohej person në kërkim, është gjetur sot.
Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.
Vëllai i saj ka njoftuar Policinë se Bukurija, 46 vjeçe, është gjetur te halla e tyre dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë.
Sektori Rajonal i Hetimeve, po grumbullon informacione në lidhje me këtë rast./21Media

Back to top button