Gjendet aktorja që u raportua e zhdukur

Aktorja nga Britania e Madhe, Tanya Fear u gjet në gjendje të mirë shëndetësore.
Disa ditë më parë u bë i ditur lajmi se Fear ishte zhdukur për tri ditë me radhë dhe se familja po kërkojnë ndihmë për të zbuluar vendndodhjen e aktores.
Policia ka bërë të ditur se nuk bëhet fjalë për ndonjë hetim mbi ndonjë krim apo nga ky rast nuk raportohet ndonjë i dyshuar.
Për shkaqe privatësie, nuk janë dhënë detaje të tjera.
Me hashtag #FindTanyaFear në rrjete sociale, familjarët e së njëjtës iu lutën njerëzve t’i ndihmojnë atyre për Tanyan.
Në këtë mënyrë do të bëhej e mundur mbledhja e çdo informacioni që çon në lokalizimin e saj./21Media

Back to top button