Gjendet anija e fundosur para 107 vitesh në Antarktik

 
Një grup eksploruesish e studiuesish u përballën me të ftohtit e egër gjatë kërkimit në fund të detit Wenddell në Antarktik, megjithatë ky kërkim doli të jetë frytdhënës. Ata gjetën anijen e fundosur në këtë vend në vitin 1915, dhe sipas tyre, ajo është në gjendje të mirë.
Kjo është anija me të cilën eksploruesi britanik Ernest Shackleton para 100 vitesh doli për eksplorim në Antarktik.
Sipas kompanisë Falklands Maritime Heritage Trust, anija nga druri u gjet në thellësi prej 3,008 metrash.
Pamjet e xhiruara tregojnë se ajo është e ruajtur mirë, dhe akoma shihet emri i saj në të.
Studiuesit, këtë kërkim e filluan nga Cape Town në Afrikën e Jugut muajin shkurt 2022, apo një muaj pas shënimit të 100 vjetorit të vdekjes së Ser Ernest Shackleton. Ata e filluan ekspeditën për të kërkuar anijen e fundosur.
Sipas të dhënave, Ernest Shackleton në vitin 1915 bashkë me ekipin e tij vendosën të arrijnë me anije në tokën e parë me kalim përmes Antarktikut, por anija Endurens nuk arriti tek caku. Fatkeqësisht, ajo u kurthua në një bllok akulli, duke detyruar kështi të 28 anëtarët e ekipit që të largoheshin nga ajo.
Për kërkim të anijes së fundosur, ekipi i ekspeditës bashkëpunoi me ekipin për studime polare të Afrikës së Jugut, Agulhas II, ndërkaq për ndihmë shfrytëzuan edhe robotë nënujor.
Ky vend tani është në mbrojtje si Vend Historik dhe Monument me marrëveshjen e Antartikut, marrëveshje kjo që siguron se derisa anija është në mbikqyrje, nuk lejohet të preket.
Anija Endurance ishte njëra prej dy anijeve që u shfrytëzuan në ekspeditën Imperial Trans-Antarctic nga viti 1914-1917, e cila shpresohej se do tia dilte të kalonte e para në tokë përmes Antarktikut.
Ekipi i eksploruesve, pas largimit nga ajo kaluan me muaj të tërë në kampe në akull.
Shumë nga ta mbetën në ishullin e quajtur “Elephant” Shackleton dhe pesë të tjerë bën një udhëtim të jashtëzakonshëm me anije deri në 1, 300, ku edhe arrijnë në pjesën jugore të Gjeorgjisë.
Më pas, në gusht të vitit 1916, Shackleton ia doli të kthehet që ti shpëtojë edhe anëtarët e mbetur atje.
Ai u kthye në Antarktik për herë të fundit si pjesë e ekspeditës Shekellton Ruvet, por me 5 janar të vitit 1922, vdiq si pasojë e sulmit në zemër. Anija e tij u ankorua në Gjeorgjian Jugore./21Media

Back to top button