Gjendet e pajetë 49-vjeçarja, që ishte shpallur e zhdukur

Një 49-vjeçare e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor është gjetur e pajetë në një zonë mes dy fshatrave në Kolonjë, Shqipëri.

Policia në njoftimin e saj bëri të ditur se viktima ishte larguar nga banesa disa ditë më parë.

“Në vijim të informacionit të datës 21.05.2023, që bënte fjalë për largimin nga banesa të shtetases M. K., 49 vjeçe, sqarojmë se: Më datë 24.05.2023, shtetasja M. K., e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, është gjetur e pajetë, në zonën midis fshatrave Podë dhe Gozhdarazhdë. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar dëmtime fizike. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes,” njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për ndriçiminpajete e rrethanave të ngjarjes.

Back to top button