Gjendet e vdekur 46-vjeçarja në banesë, kishte qenë më herët në spital

 
Një 46-vjecare është gjetur e vdekur në banesë e saj në qytetin e Pogradecit mbrëmjen e sotme.
Ajo ka qenë paraqitur më parë në spitalin e Pogradecit dhe pasi kishte marrë ndihmën mjekësore, ishte larguar për në banesën e saj.
“Më datë 08.12.2021, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, në banesë, ka gjetur vdekjen, shtetasja A. H., 46 vjeçe, e cila më parë ishte paraqitur në Spitalin e Pogradecit dhe pasi kishte marrë ndihmën mjekësore, ishte larguar për në banesën e saj”, bën me dije Policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes./oranews

Back to top button