Gjendet e vdekur një 57 vjeçare

Një grua është gjetur e vdekur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të xhamisë së madhe në Ferizaj.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar nënkoloneli Basri Shabani, nga Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt.
Ai ka bërë të ditur se bëhet fjalë për jë grua të moshës 57 vjeçare, vdekjen e së cilës e ka konstatuar Emergjenca e këtij qyteti.
“Sipas të gjitha gjasave është vdekje e natyrshme”, ka thënë Shabani./21Media

Back to top button