Tiranë: Presidenti Meta priti historianin Buxhovi

Sot në Tiranë presidenti i Shqiperisë, z.Ilir META, ka pritur në një takim të ngrohtë e miqësor shkrimtarin, historianin dhe gazetarin Jusuf Buxhovi nga Prishtina.
Me këtë rast z.Buxhovi i ka dhuruar z.Meta
kompletet e librave të tia historike për Kosovën dhe Maqedoninë.
Më gjerësisht në postimin e z.Ilir Meta në FCB.
“Shumë i ngrohtë bashkëbisedimi, që zhvillova sot, me historianin e njohur nga Kosova, Jusuf Buxhovi dhe dy botuesit e veprave të tij, shqiptaro-amerikanin Ramiz Tafilaj dhe Milaim Avdullahun.
E përgëzova për punën e jashtëzakonshme për nxjerrjen në dritë të historisë sonë të lashtë kombëtare, deri në ditët e sotme.
Duke i uruar shëndet të mirë dhe energji të pashtershme për vazhdimin e angazhimit të tij shkencor, theksova se të dy shtetet tona dhe institucionet përkatëse studimore duhet të bashkëpunojnë edhe më ngushtësisht në hartimin e veprave të përbashkëta historike, që zbardhin të vërtetat për shqiptarët dhe historinë e tyre, si e vetmja mënyrë për të hedhur poshtë me fakte pretendimet e pabazuara, që mohojnë ose shtrembërojnë historinë tonë kombëtare.
E falenderova historianin Buxhovi për dhurimin e veprave të tij “Kosova”, “Maqedonia” dhe “Kosova – histori e shkurtër”./E.D.-21Media

Back to top button