Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjendet e vdekur një grua në Podujevë

Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Podujevë të mërkurën, raporton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, shkruan rtv21.tv.

“Raportohet se në shtëpinë e saj pa shenja jete është gjetur viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Policia rastin e ka cilësuar si “Hetim i vdekjes”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button