Deputetët e AAK-së vizitojnë minatorët: Gjendja e minatorëve alarmante, qeveria të veprojë urgjentisht
Grupi Parlamentar i AAK-së, sot në orët e vona ka vizituar minatorët e Trepçës për tu informuar me gjendjen e tyre shëndetësore.
Kështu ka bërë të ditur shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri.
“Sonte, si grup parlamentar i AAK-së ishim në vizitë tek minatorët grevistë të Trepçës, ku u informuam për gjendjen e tyre shëndetësore në ditën e dhjetë të grevës”, ka njoftuar Tahiri.
“Nga afër pamë që shëndeti i minatorëve është në gjendje alarmante dhe se veprimi i Qeverisë duhet të jetë i shpejtë në funksion të shpëtimit të jetës së minatorëve. Kjo grevë është sociale dhe nuk është politike. “, ka shkruar ai,
“Sindikatën e minatorëve e njoftuam, që si parti, nuk jemi këtu për interes politik, por për t’u solidarizuar me ju, duke qenë të gatshëm që të japim kontributin tonë në ngritjen e shqetësimeve të tyre dhe zgjidhjen e problemit përmes mekanizmave në Parlament të Kosovës.”, ka përfunduar Tahiri./21Media