Gjendet i gjallë 61-vjeçari që u raportua si i zhdukur në Prevallë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur i gjallë 61-vjeçari që u raportua si i zhdukur dje në Prevallë.

Sipas njoftimit, 61-vjeçari kishte dalë për ecje në natyrë me bashkëshorten mbrëmjen e së mërkurës, por kishte rënë në një humnerë pesë metra thellë.

Ai u gjet po atë ditë pak para orës 00:00. Sipas Policisë 61 vjeçari kishte lëndime sipërfaqësore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim.

”Personi si i zhdukur është raportuar nga bashkëshortja e tij. Ajo raporton se bashkëshorti i saj është larguar nga vendbanimi rreth orës 18:30 dhe nuk dihet se ku është , bashkëshorti i saj është A. M. i lindur më 1963 .
Pas raportimit në polici, janë dërguar zyrtarët policor për të hetuar rastin dhe për të kërkuar viktimën, kërkimit i është bashkuar edhe njësia e Zjarrfikësve nga Prizreni si dhe familjarët e të zhdukurit. Të njëjtën dite, rreth orës 23:09 personi i zhdukur është gjetur, viktima kishte rene në një humnerë rreth 5 metra poshtë rrugës, viktima është nxjerre nga njësitet policore dhe me emergjence është dërguar ne Spitalin Rajonal në Prizren pasi kishte lëndime sipërfaqësore për të cilat është trajtuar”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

Back to top button