Gjendet i vdekur në lum një 5 vjeçar

Është gjetur i vdekur në një lum 5 vjeçari, Logan Mwangi.
Trupi i pajetë i Mwangi u gjet të shtunën në orët e hershme të mëngjesit.
Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar një burrë 39 vjeçar, një grua 30 vjeçare dhe një djal 13 vjeçar, nën dyshimin se janë të përfshirë në vdekjen e dyshimtë të 5 vjeçarit.
Të ndjerin të gjithë e kanë njohur si djal të sjellshëm, të pashëm, të menqur.
Fqinjët e kanë cilësuar si ngjarje tragjike vdekjen e të riut, e cila ende është në rrethana të dyshimta.
“Ky është një incident tragjik në të cilin një fëmijë i kësaj moshe humbi jetën e tij”, thuhet tutje.
Policia ka kërkuar nga të gjithë që kanë informacion shtesë në lidhje me rastin e rëndë, ta informojnë njësitin përkatës./21Media


 
 

Back to top button