Ministri Peci: Bujqësia drejt përparimit (Video)

Shtohen subvencionet për bujqit
Vetëm për një vit mbështetja financiare për fermerë pas aprovimit të Programit për Pagesa Direkte, subvencionet arrijnë rreth 50 milionë euro.Me vendim qeveritar janë ndarë 5 milionë euro shtesë përkrahje për fermerë. Janë ekzekutuar 5.6 milionë euro përkrahje ndaj fermerëve pas ri-verifikimit të lëndëve nga Task-Forca për Shqyrtimin dhe Verifikimin e Lëndëve.Janë pezulluar 9 zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë pas arrestimit të tyre nga organeve të rendit. Për të Gjitha këto kolegu Bahtir Cakolli bisedoi me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Pecin./21Media

Back to top button