Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjendet i vdekur në mal burri që u raportua i zhdukur

Një burrë i cili fillimisht ishte raportuar si i zhdukur, me datë 21.10.2023 është gjetur në mal, rreth 100 metra larg shtëpisë së tij. Kështu ka thënë Policia e Kosovës këtë të diel përmes raportit 24-orësh.

Njësitet policore dhe ekipi i mjekësisë ligjore kanë dal në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Sipas Policisë, rasti është duke u hetuar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button