Një burrë gjendet i vdekur në banesën e tij, policia nis hetimet

Një burrë është gjetur i vdekur në banesën e tij të shtunën në Prishtinë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Sipas familjarëve viktima kishte jetuar i vetëm në banesën e tij, dhe kontaktin e fundit e kishin pasur me të para rreth një muaji.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Ndërsa, sipas raportit ditor të Policisë, rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button