Gjendet i vdekur një 27-vjeçar në Gjilan

Një 27 vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në një shtëpi pranë rrugës “Tranzit” në Gjilan.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajoni e Gjilanti, Ismet Hashani.
“Sot rreth orës 07: 25 Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale në Gjilan është njoftuar për një rast ku një person është gjet pa shenja jete në një shtëpi pranë rrugës “Tranzit” në Gjilan . Ekipet e hetuesve dhe forenzikës rajonale në bazë të ekzaminimit të vendit të ngjarjes kanë konstatuar se personi i pajetë pa shenja dhune në trup është shtetas i Kosovës i lindur me (1995) me banim në Gjilani”, ka thënë Hashani për rtv21.tv.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë do të dergohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e obduksionit dhe hetimet do të zhvillohen nga Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në koordinim me prokurorin e shtetit.
Sipas Policisë, rasti do të hetohet si “hetim i vdekjes”./21Media

Back to top button