Gjendet i vdekur një 50 vjeçar në Mitrovicë

Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 09:00 në rrugën “Artim Jashari” në Mitrovicë.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
Ai ka bërë të ditur se njësitë përkatëse policore dhe ekipa mjeksore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë i 50 vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media

Back to top button