Gjendet i vdekur një burrë në Fushë Kosovë

Është gjetur i vdekur një burrë, të enjten në Fushë Kosovë.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Policia rastin e ka cilësuar “Hetim mbi vdekjen”./21Media

Back to top button