Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjendet i vdekur një fotoreporter ukrainas

Fotografi i luftës Maks Levin është vrarë nga zjarri rus në kryeqytetin ukrainas.
Lajmi u bë i ditur nga zyra e prokurorit ukrainas, teksa thuhet se Levin ishte zhdukur më 13 mars derisa ishte duke e kryer detyrën e tij.
Trupi i tij i pajetë është gjetur dje në fshatin, Huta-Mezhyhirska, shkruan Sky News.
Sipas një prej punëdhënësve të tij, Levin ishte dërguar në terren me një gazetar tjetër, Alexei Chernyshov, të cilit ende nuk i dihet vendndodhja.
Levin ka lënë pas katër fëmijë, gruan dhe prindërit e tij./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button