Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë
13 Dhjetor 2020
Një person i vdekur është gjetur dje në mesditë në Mitrovicën jugore.
Sipas policisë, viktima ishte shtetas i huaj.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Policia rastin po e cilëson si “Vdekje të dyshimtë”.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./21Media