​Trajneri i PSG-së flet për të ardhmen e Messit

Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier, ka konfirmuar se klubi është në diskutime me Lionel Messin për zgjatjen e kontratës.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë mund të largohet nga gjigantët francezë si një transferim i lirë në fund të sezonit, pasi ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij.
Marrëveshja e Messit përfshin opsionin e zgjatjes për 12 muaj të tjerë, por presidenti Nasser Al-Khelaifi është i prirur ta lidhë atë me kontratë të re.
Një raport nga 3 janari thoshte se konfirmimi i marrëveshjes së re të sulmuesit mund të kishte qenë vetëm disa ditë larg, por ai ende nuk ka arritur një marrëveshje të plotë me PSG-në.
Mes pasigurisë aktuale rreth të ardhmes së tij, Messi është lidhur me një rikthim të bujshëm te Barcelona , pasi është detyruar të largohet nga gjigantët katalanas në vitin 2021 për shkak të problemeve të tyre financiare.
Duke folur për mediat përpara ndeshjes të së mërkurës në Ligue 1 me Angers, Galtier tha: “Ka diskutime, menaxhmenti i sportit ka shkëmbyer biseda me Leon për temën e zgjatjejes së kontratës. Nuk e di se ku është. Leo më duket i lumtur në Paris. Më pas, duhet të shihni pozicionin e tij në lidhje me projektin e klubit. Është një temë që nuk e diskutoj me të”, theksoi ai.
Messi ka shënuar 23 gola dhe 29 asistime në 53 paraqitje për kampionët francezë gjatë një sezoni e gjysmë, duke përfshirë 12 gola dhe 14 asistime në 19 ndeshje në sezonin 2022-23.
Pasi arriti qëllimin e tij të përjetshëm për t’u bërë kampion i Kupës së Botës me Argjentinën, Messi u kthye në bazën stërvitore të PSG-së të mërkurën.

Back to top button