Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth ores 16:00, është gjetur një person pa shenja jete në një lokal në rrugën ” Fazli Grajçevci” në Prishtinë.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se bëhet fjalë për një 70 vjeçar.

“Aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat që karakterizojnë rastin”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button