Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij dje në fshatin Poslisht të Prizrenit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku përgjegjës.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë dhe një gëzhojë plumbi si dhe 13 fishekë.

“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësitë relevante policore dhe një ekipet mjekësore kanë dal në vendin e ngjarjes, mjeku përgjegjës ka konstatuar vdekjen e viktimës. Dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë dhe një gëzhojë plumbi që dyshohet se është përdorur në rast si dhe 13 fishekë. Po ashtu janë sekuestruar edhe dy pushkë me 20 fishekë, dy revole, gjashtë karikator dhe 130 fishekë”, ka informuar Policia.

Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”./21Media

Back to top button