Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjendet i vdekur një person në stacionin e trenit në veri të Mitrovicës

Një person është gjetur i vdekur dje në stacionin e trenit në Mitrovicë të Veriut.

“Në Stacionin e trenit, është gjetur pa shenja jete një person. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Identiteti i viktimës ende nuk dihet, pasi nuk posedonte asnjë dokument identifikues me vete.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti duke u hetuar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button