Gjendet një fëmijë i braktisur, policia e dërgon te i ati

Dje pas mesnate policia në Prishtinë ka hasur në një djalë të mitur pa përkujdesje të prindërve.
”Sipas viktimës, ai jeton me nënën dhe ajo kishte dal nga banesa dhe nuk dihet se ku ndodhet. Viktima është dërguar tek babai i tij”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Policia rastin e ka cilësuar si ”Keqtrajtim apo braksitje e fëmiut”.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button