Gjendet një mjet i pashpërthyer në Prishtinë

Rasti është raportuar dje rreth orës 10:25

Policia e Kosovës njofton se dje kanë gjetur një mjet të pashpërthyer në fshatin Dragoc të Prishtinës. Rasti në polici është raportuar nga një burrë rreth orës 10:25.

“Një mashkull K/Shqiptar ka informuar se në murin e një shtëpie të pabanuar, kishte vërejtur një mjet të pashpërthyer”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti i FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë asgjësimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar dhe pa ndonjë incident. /21Media 

 

Back to top button