Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjendet një mjet shpërthyes në një fshat të Gjakovës

Një mjet shpërthyes është gjetur të martën në fshatin Smolicë të Gjakovës.

Referuar raportit 24 orësh të policisë thuhet se është siguruar vendi i ngjarjes, derisa njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë tërheqjen e mjetit pa incidente.

“Është raportuar se në fushë është vërejtur një mjet i dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes, derisa njësitit për deminim i FSK-së kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente”, thuhet në raportin ditor të policisë. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button