​Gjendet një trup i pajetë në një fabrikë në Podujevë

Një trup i pajetë është gjetur në një fabrikë në Podujevë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Njësitet relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Podujevë 03.01.2023-10:18. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në një fabrikë është një trup i pa jetë. Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar”, bëhet e ditur në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion./21Media

Back to top button