Gjendet pa shenja jete në kanalin e Ibër-Lepencit qytetari serb i zhdukur para dy ditësh
Një qytetar serb 50-vjeçar i zhdukur që nga e premtja, është gjetur sot pa shenja jete në kanalin e Ibër-Lepencit.
Për portalin rtv21.tv lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.
Elshani tha se trupi i pajetë i të ndjerit u gjet nga Njësia Speciale Intervenuese./21Media