Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë, policia nis hetimet

Një person, është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në Gjakovë.
Zëdhënësi i policisë rajonale për Gjakovë, Sheremet Elezaj, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 12:30.
“Viktima, mashkull i moshës madhore, është gjetur pa shenja jete në rrugën “Tahir Efendija” në Gjakovë, në një shtëpi ku ishte duke banuar me qira. Personeli mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, tha Elezaj
Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?