Shkakton qëllimisht aksident duke mos i përfillur urdhrat e policisë, lëndohet rëndë shoferi

Një veturë ka përfunduar jashtë rrugës pas një aksidenti që ka pësuar sot në mëngjes në fshatin Mazgit.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për portalin rtv21.tv se shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Sot rreth orës 06:00, është raportuar se një person në Veternik, po bënte vozitje të rrezikshme. Menjëherë me rastin janë marrë njësitet e nevojshme policore. Personi i dyshuar në hyrje të Prishtinës, dyshohet se qëllimisht ka shkaktuar aksident trafiku dhe më pas duke mos përfillur urdhrat e policëve për ndalim, ka vazhduar po me vozitje të rrezikshme deri në fshatin Mazgit, ku dhe është vetaksidentuar. Ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me këtë rast policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.
Bazuar në të dhënat fillestare,në koordinim me prokurorin është iniciar rast për veprat Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, sulm dhe dëmtim prone.

Back to top button