Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan

Një person në Gjilan është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij.

Policia ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“Viktima, mashkull kosovar është gjetur i vdekur në dhomën e tij. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, ku me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar ne IML për obduksion”, thuhet tutje në raportin e Policisë./21Media

Back to top button