Rohde mbështet deklaratën e BE-së: Veprimet e njëanshme vetëm i hedhin benzinë zjarrit

Gjermania ka mbështetur deklaratën e lëshuar nga Bashkimi Evropian (BE) sot gjatë ditës, ku thuhet se janë të shqetësuar me operacionet e Policisë së Kosovës ku janë mbyllur institucionet e drejtuara nga Serbia.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde përmes një reagimi në platformën X, shkruan se mbështesin deklaratën e BE-së

“Masat e njëanshme vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit dhe janë pikërisht e kundërta e uljes së tensioneve”, thotë ai.

Në reagim, Rohde tutje tha se dialogu i udhëhequr nga Bashkimi Evropian midis Kosovës dhe Serbisë është vendi më i përshtatshëm për të adresuar këto çështje.

Bashkimi Evropian sot përmes një deklarate për media ka reaguar lidhur me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, mbrëmë ka reaguar duke thënë se qeveria amerikane është thellësisht e shqetësuar me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës./21Media

Back to top button