Gjendet pa shenja jete një person në Jezerc të Ferizajt

Një 63-vjeçar ditën e sotme në fshatin Jezerc të Ferizajt është gjetur pa shenja jete.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Më 31.07.2025, rreth orës 12:30, Policia është njoftuar se në një vilë private në fshatin Jezerc ndodhej një person pa shenja jete, i moshës 63-vjeçare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve rajonale dhe ekipi i forenzikës. Viktima është gjetur pa shenja jete rreth orës 11:00, në garazh pranë veturës së tij. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor i Qendrës Emergjente në Ferizaj”, bën të ditur ai.
Veseli për këtë rast ka thënë se është njoftuar prokurori i shtetit, teksa shtoi se rasti është duke u hetuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Ferizaj.
“Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe ka udhëzuar që të ndërmerren të gjitha veprimet hetimore të nevojshme, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, tha Veseli për portalin rtv21.tv /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?