Gjendet pa shenja jete një person në një zonë mali të përfshirë nga zjarri në Rezallë

Një person është gjetur pa sheneja jete në fshatin Rezallë të Skenderajt sot rreth orës 18:00.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha për portalin rtv21.tv se i ndjeri ishte i moshës 77 vjeçare.

“Bazuar në  informatat e para, bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga familjaret e tijë në  një  zonë  mali që  ishte kapluar nga zjarri. Hetuesit policor me autorizim të  prokurorit kanë  nisur hetimet për  rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes”, tha Zahiti.

Ai po ashtu bëri të ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në  IML./21Media

Back to top button